LAJMI I FUNDIT:

Myftinia e Tetovës dhe OH “Hilal” kanë shpërndarë ndihma në zonat e vërshuara

Myftinia e Tetovës dhe OH “Hilal” kanë shpërndarë ndihma në zonat e vërshuara

Edhe sot kanë aritur ndihma të ndryshme për zonat e vërshuara nga Bashkësia Fetare Islame. Ushqim, veshmbathje dhe mjete për pastrim, ka dërguar sot Myftinia e Tetovës në Hasanbeg  për banorët të cilët në këto momente kanë nevojë për to. Myftinia në krye me Qani Efendi Nesimin këto mjete i ka mbledhur nga xhemati, i cili ndjen nga afër dhimbjet e vëllezërve të cilët u prekën nga kjo fatkeqësi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Jemi këtu për të kryer një obligim tonin si pjesë e kësaj shoqërie nga Тetova, nga Мyftinia e Тetovës me disa donacione të xhematit tonë të Тetovës, për të kryer obligimin tonë ndaj vëllezërve tanë ndaj familjarëve, të cilët e kanë përjetuar këtë fatkeqësi”, ka deklaruar me këtë rast, Qani Nesimi, Myfti i Tetovës.


Nga Organizata Humanitare Hilal, kanë thënë se që nga dita e parë qëndrojnë në gatishmëri për të ndihmuar këta banorë, të cilët duhet të fillojnë gjithçka nga zero.

”Kuptohet që deri më tani gati se çdo ditë kemi qenë pjesë e kësaj zone për të ndarë ndihma. Falë donatorëve të ndryshëm, mbështetjes së fuqishme posaçërisht nga ana e vetë myftinive ku neve çdo ditë me nga një Myftini të BFI vijmë këtu dhe ndajmë donacione të ndryshme të dhuruara”, ka thënë Mustafa Dauti nga organizata humanitare Hilal.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë njoftojnë se do të vazhdojnë që ndihmat e xhematit ti kanalizojnë në zonat e prekura nga vërshimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori