LAJMI I FUNDIT:

Muzika ul dukshëm stresin, lëshoni këngën tuaj të preferuar

Muzika ul dukshëm stresin, lëshoni këngën tuaj të preferuar
(Foto: Axero Solutions)

Bazuar në hulumtimet e fundit, rezultatet e të cilave janë publikuar në revistën American Medical Association Network Open, dëgjimi i muzikës ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor.

Për më tepër, ndikimi në fakt është i barabartë me rezultatin e arritur nga aktiviteti fizik, pra ul nivelin e stresit në organizëm.


Edhe pse dihej më parë se muzika ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor, veçanërisht kur bëhet fjalë për terapitë përmes muzikës, kjo është e para e të dhënave e konfirmuar që lidh dëgjimin e një kënge apo kompozimi të preferuar me përfitimet e ngjashme nga ushtrimet.

“Nuk jemi aspak të befasuar nga fakti që muzika përmirëson mirëqenien emocionale, ndërsa në të njëjtën kohë na siguron pushimin e nevojshëm nga situatat stresuese”.

“Hulumtimet tregojnë se kur dëgjojmë muzikë, truri ynë çliron dopaminën, e cila redukton ndjenja e tensionit dhe stresit”, thotë psikologu Scott Glassman, njëri nga autorët e studimit.

“Studimet e fundit kanë zbuluar gjithashtu se njerëzit përfitojnë më shumë nga stërvitja duke dëgjuar muzikë. Motivimi i tyre është më i madh dhe ndikon pozitivisht në disponimin e tyre gjatë aktivitetit fizik”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori