LAJMI I FUNDIT:

Muzetë e Ferrarit kanë pasur rekord vizitorësh gjatë 2017-ës (Foto)

Muzetë e Ferrarit kanë pasur rekord vizitorësh gjatë 2017-ës (Foto)

Shumë pak njerëz mund të blejnë një veturë të shtrenjtë, por shumica kanë dëshirë t’i shohin nga afër disa nga modelet më të mahnitshme.

Gjatë 2017-ës, mbi gjysmë milioni njerëz kanë vizituar muzeun që ndodhet në Maranello, që është njëherësh edhe vendlindjen e Ferrarit, transmeton Telegrafi.


Prej janarit deri në fund të nëntorit, ka pasur rritje për 12 për qind, në krahasim me vitin paraprak.

Rritje rekorde të vizitorëve ka pasur edhe muzeu në Modena, ku llogaritet të kenë hyrë 150 mijë persona.

Të interesuarit për modelet më të rralla nga Ferrari, mund të shohin edhe filmime të ndryshme të këtyre veturave gjatë procesit të punimit dhe nëpër gara makinash. /Telegrafi/