LAJMI I FUNDIT:

Mustafë Bajrami i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Mustafë Bajrami i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se partisë së tij i është bashkuar së fundmi edhe Mustafë Bajrami.

Kurti ka thënë se Bajrami si lobues për njohjen e Kosovës në shumë shtete të botës dhe si njohës i mirë i Lindjes së Afërt e të Mesme, sjell dije e përvojë të vlefshme për LVV-në.

“Mustafë Bajrami është autor i katër librave në fushën e logjikës, dy librave në filozofinë islame, një në marrëdhënie ndërkombëtare-diplomaci, si dhe përkthyes i 10 veprave nga anglishtja, turqishtja dhe arabishtja. Po ashtu është edhe autor i një morie punimesh në teologji, filozofi, politikë dhe diplomaci si dhe i qindra shkrimeve e opinioneve. Si një lobues për njohjen e Kosovës në shumë shtete të botës dhe si njohës i mirë i Lindjes së Afërt e të Mesme, z. Mustafa Bajrami sjell dije e përvojë të vlefshme për Lëvizjen tonë”, shkruan Kurti. /Telegrafi/