Mustafa: Zvarritja e lirimit të Haradinajt peng i Serbisë, e drejta do të triumfojë

Kryeministri Isa Mustafa, zvarritjen e procesit për kthimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, e ka quajtur peng të shtetit të Serbisë.
Mustafa përmes një postimi në Facebokk ka thënë se shumë shpejt do të rikonfirmohet e drejta.
Postimi i plotë:Të dashur miq, Me keqardhje pritëm zvarritjen e vendimit i cili do të mundësonte kthimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga Franca në Kosovë. Ironia qëndron në faktin se ky proces po bëhet peng i shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia për krimet dhe masakrat në Kosovë. Jam shumë i bindur se së shpejti do të rikonfirmohet e drejta, dhe z. Haradinaj do të triumfojë mbi padrejtësitë që po i bëhen edhe me këtë zvarritje.(sic.) /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































