LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Me zërin e shoqërisë civile t’i hartojmë politikat qeveritare

Mustafa: Me zërin e shoqërisë civile t’i hartojmë politikat qeveritare

Kryeministri Isa Mustafa, i cili mori pjesë në takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 – 2017, theksoi rëndësinë e rolit të shoqërisë civile, i cili tha se si qeveri janë të interesuar të fuqizohet edhe më tej roli i saj.

Ai theksoi se hartimi i strategjisë me shoqërinë civile, ka rëndësi në mënyrë që të jetë më efikase dhe më koherente.


Mustafa tha se kanë pasur një debat mjaft përmbajtjesor dhe konstruktiv me organizatat e shoqërisë civile ku janë hapur shumë çështje që kanë të bëjnë me implementimin e Strategjisë.

Ai shtoi se në debat ka pasur edhe anë pozitive për të arriturat e implementimit të Strategjisë në mënyrë që ky implementim të jetë edhe më efikas, më koherent me pjesëmarrje të nevojshme nga përfaqësuesit e ministrive përkatëse.

“Unë kam shpreh gatishmërinë e qeverisë të bashkëpunojmë me shoqërinë civile dhe interesin që ka Kosova por edhe ne si qeveri në mënyrë që bashkërisht t’i trajtojmë shumë çështje. Andaj, ta kemi zërin e shoqërisë civile në ndërtimin e politikave qeveritare edhe gjatë hartimit të planit të punës së qeverisë…”, theksoi Mustafa.

Kryeministri shtoi se ndarja buxhetore duhet të implementohet në harmoni me shoqërinë civile, për të pasur transparencë dhe llogaridhënie të fondeve publike. Ai ka premtuar se do të shtohen resurset njerëzore në Zyrën për Qeverisje të Mirë.

Drejtoresha e ekzekutive e Civi-Kos-it, Valdete Idrizi , ngriti çështjen e mungesës së transparencës me fondet publike. Ajo kërkoi që të gjitha OJQ-të të  trajtohen njësoj nga ministritë e linjës. Po ashtu Idrizi kërkoi të bëhet Rregullorja për Financimin e Shoqërisë Civile.

“Vlen të theksohet se këto vërejtje, disa prej tyre na kanë përcjellë qysh prej ditës së parë të themelimit të Këshillit. Andaj, buxhetimi i Strategjisë qysh prej ditës së parë, mungesa e transparencës në fondet publike, ku në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar prej Ministrive që t’i bëjnë publike në mënyrë që edhe ne me pas punën më të lehtë, ose për të realizuar planin e punës që e kemi pasur të Këshillit… po shpresoj se prej vitit tjetër ta kemi një përkushtim pak më të madh edhe me ekspertizë… ne kemi konsideruar se ani pse në mënyrë të vazhdueshme të gjitha këto ankesa janë parashtruar nuk janë marrë seriozisht”, tha Idrizi.

Habit Hajredini nga Këshilli për Zbatimin e Strategjisë, paralajmëroi se deri në javën e parë të muajit janar do të hapet platforma online për konsultime me publikun.

Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i progresit dhe sfidave në proces të zbatimit Strategjisë Qeveritare dhe Planit të Veprimit për bashkëpunim me shoqërinë civile. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori