LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Vrasjet e pasluftës duhet t’i përmendin të gjithë

Mustafa: Vrasjet e pasluftës duhet t’i përmendin të gjithë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i  është përgjigjur akuzave se LDK po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj, duke thënë se ato do të përmenden derisa të mos zbardhen.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Vrasjet duhet t’i përmendin të gjithë, sepse drejtësia na takon neve të gjithëve. Ata që marrin mandatin e popullit e kanë për detyrë të angazhohen për drejtësi. Pa dallim!”, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Mustafës:

“Të dashur miq,

Si edhe në të kaluarën, LDK po akuzohet që duke i kujtuar me respekt , po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj të shquar.

Vrasjet do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen. Vrasjet duhet ti përmendin të gjithë, sepse drejtësia na takon neve të gjithëve. Ata që marrin mandatin e popullit e kanë për detyrë të angazhohen për drejtësi. Pa dallim!

Drejtësinë nuk mund ta ndajnë fëmijët e mbetur jetim e gratë e mbetura pa burra, as njerëzit e mbetur në karroca të invalidëve. Të gjithë këta e peshojnë drejtësinë dhe përgjegjësinë tonë; të institucioneve shtetërore, të partive politike, të shoqërisë civile, të mediave, të bashkësive fetare. Ata i besojnë shtetit të tyre dhe kërkojnë përgjigje për më të dashurit që padrejtësisht i humbën.

Ndërkaq, kush organizoi, kush nxiti dhe kush kreu vrasjet, duhet ta zbulojnë institucionet e drejtësisë. Tentimet që ato të adresohen paraprakisht janë qëllimkëqija, nga kushdo qofshin ato.

Prandaj , “zellin” për ta akuzuar LDK-në se pse po kujton veprimtarët e vet dhe pse po kërkon drejtësi, do të ishte mirë ta orientonim në mbështetjen e organeve kompetente për ndriçimin e këtyre vrasjeve.

Edhe pasi të zbulohet e vërteta për vrasjen e veprimtarëve të saj, LDK do ti kujtojë ata me respekt dhe admirim. LDK është përpjekur dhe do të përpiqet që mos të lejojë pengimin e drejtësisë. Sepse kjo është padrejtësia më e madhe ndaj së sotmes dhe të ardhmes së Kosovës. IM” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori