LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takohet me delegacionin shqiptar nga Amerika, diskutojnë për rolin e diasporës

Mustafa takohet me delegacionin shqiptar nga Amerika, diskutojnë për rolin e diasporës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, është takuar me delegacionin shqiptaro-amerikan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i LDK-së nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Telegrafi.

Mustafa thotë se shqiptarët në SHBA janë një urë-lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Shtëpisë së Bardhë.

“Delegacioni në krye me Mark Gjonajn kërkoi unitet të faktorit politik dhe atij intelektual të Kosovës si domosdoshmëri të ballafaqimit me proceset e rëndësishme që na presin. Ata e shohin Kosovën si vend të rëndësishëm për investime të diasporës nga SHBA dhe Evropa”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Gjatë qendrimit në Kosovë, kisha nderin të pres në takim delegacionin shqiptaro-amerikan në krye me veprimtarin e çështjes kombëtare dhe ligjvënësin e Neë Yorkut, z. Mark Gjonaj.

Me z. Gjonaj, Ismer Mjekun, Valon Nikçin dhe Agim Selmanajn zhvilluam një bisedë vëllazërore, duke prekur shumë tema të interesit shtetëror të Kosovës dhe të rolit të diasporës shqiptare në SHBA.

Shqiptarët që jetojnë në SHBA kanë qenë dhe janë një urëlidhëse shumë e rëndësishme e Kosovës me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senatin e SHBA-ve, e kanë ndihmuar vendin tonë në kohën e luftës dhe të shtetndërtimit.

Delegacioni në krye me Mark Gjonajn kërkoi unitet të faktorit politik dhe atij intelektual të Kosovës si domosdoshmëri të ballafaqimit me proceset e rëndësishme që na presin. Ata e shohin Kosovën si vend të rëndësishëm për investime të diasporës nga SHBA dhe Evropa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori