LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Tahir Zemaj, luftëtar besnik i Atdheut

Mustafa: Tahir Zemaj, luftëtar besnik i Atdheut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 14 vjetorit të vrasjes përkujtoi komandantin e luftës çlirimtare, Kolonelin Tahir Zemaj.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi se Kolonel Tahir Zemaj do të përkujtohet gjithnjë si një luftëtar i shquar i lirisë, i cili dha gjithçka për Kosovën në momentet më të vështira.


Kryeministri Mustafa me këtë rast veçoi rolin e Kolonel Zemajt në Betejën Heroike të Loxhës, e cila u fitua falë udhëheqjes vetëmohuese të Kolonel Tahir Zemajt dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë, trasnmeton telegrafi.

“Kolonel Tahir Zemaj do të mbahet mend përgjithmonë si një luftëtar besnik i Atdheut, një strateg ushtarak dhe një njeri i pakursyer për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Kosovë”, thekson kryeministri Mustafa, duke shprehur besimin se drejtësia do të zbardhë një ditë vrasjen në pabesi të Kolonel Zemajt, të djalit të tij, Enisit dhe veprimtarit të shquar politik, Hasan Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori