Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti po bën propagandë se në vendin tonë ka zhvillim ekonomik.
Mustafa në një intervistë për emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu është shprehur se ka pak investime kapitale, ka rritje të inflacionit, nuk ka punësime të reja, ndërkaq ka potencuar se ka kapje të bordeve të ndërmarrjeve publike.
“Ajo se çfarë e ka karakterizuar këtë qeveri që nga fillimi i mandatit të saj ka qenë një komunikim jo i sinqertë me publikun për sa i përket ekonomisë. Kjo qeveri është e vetëdijshme se ka mungesë të sukseseve reale në ekonomi. Për t’i mbuluar këto dështime, kjo qeveri është shërbyer me propagandë se kinse në Kosovë kemi një lulëzim të ekonomisë”, është shprehur Mustafa.
“Nëse i shohim deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të Financave, mu në kulmin e krizës ata kanë folur kinse se si po rriten të hyrat e qeverisë, e se si po punësohen njerëzit”, ka shtuar ai.
Sipas tij, gjatë këtyre viteve të kësaj qeverie është parë një rritje enorme të kostos së jetesës, por se niveli i të hyrave ka qenë i pandryshueshëm.
“Fatkeqësisht ajo që ka ndodhur gjatë viteve të fundit të qeverisjes së Kurtit me ekonominë, mund të përkufizohet me një degradim të ekonomisë dhe kushteve të jetesës në Kosovë. Gjatë këtyre viteve kemi parë një rritje enorme të kostos së jetesës dhe një nivel pothuajse të pandryshueshëm të të hyrave të qytetarëve, e që do të thotë se qytetarët janë më të varfër. Në njërën anë kishte rritje të madhe të çmimeve dhe në anën tjetër kishim një dobësim të performancës të ekonomisë”, thekson Mustafa, shkruan Telegrafi.
Duke folur për nivelin e papunësisë në vend, “ministri në hije” i Financave në PDK potencon se kjo qeveri në mënyrë të pashpjegueshme e ka ndaluar publikimin e Anketës së Fuqisë Punëtore.
“Kjo qeveri në mënyrë shumë të çuditshme e të pashpjegueshme e ka ndaluar publikimin e Anketës së Fuqisë Punëtore, që është dokumenti zyrtar për sa i përket treguesve të tregut të punës. Hera e fundit kur është publikuar ky raport është për tremujorin e parë të vitit 2022, derisa ne sot jemi në qershor të vitit 2023 dhe nuk e dimë se sa është norma e papunësisë apo punësimit në Kosovë. Agjencia e Statistikave të Kosovës është përgjegjëse për këtë publikim dhe ASK është në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, potencon ai.
Mustafa shton se qeveria tashmë po shërbehet me të dhëna periferike, që sipas tij, kjo po bëhet për të krijuar iluzionin e krijimit të vendeve të reja të punës.
“Çfarë është bërë në vend të kësaj, atëherë janë shërbyer me statistika të tatimpaguesve, të kontribuueseve në Trust dhe këto statistika sugjerojnë se po ka rritje të punësimit, për shkak se jepeshin subvencione që e nxiteshin formalizmin e përkohshëm të fuqisë punëtore, gjë që e krijonte një iluzion për sa i përket rritjes së vendeve të reja të punës”, përfundon ai.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për investimet e huaja, mungesën e investimeve kapitale, sektorin privat, çështjen e punësimit si dhe kapjen e bordeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë – Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë – mijëra vende të lira pune
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën