Mustafa porosi AAK-së: Nuk është 100% Kosovë, nëse nuk e kemi 100% përkrahjen e SHBA-së

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka theksuar sot në Pejë se me ardhjen e LDK-së në qeveri do ta ç’kapin krimin dhe korrupsionin nga institucionet e shtetit.
LDK sot ka mbajtur tubim me simpatizantët e saj në Pejë, kur në përkrahje të Vjosa Osmanit ishte edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se nuk ka shpëtim për Kosovën, në qoftë se nuk bëhen ndryshime në Kosovë dhe në qoftë se nuk i jepet besimi LDK-së.
Ai ka thënë se votat që eventualisht do t’iu shkojnë subjekteve tjera, do të jetë vullnet i humbur, do të jetë votë e humbur, sepse nuk do t’i bëjë mirë Kosovës. Sipas tij, Kosovës do t’i bëjë mirë një votë për një parti, e cila e shpëton Kosovën, dhe kjo parti është LDK.
“Ne nuk jemi në armiqësi me subjektet tjera politike, por ne jemi në miqësi me Republikën e Kosovës, dhe ne ia dojmë të mirën Kosovës dhe e mira e Kosovës është që PDK të shkojë në opozitë, sepse kjo i bënë mirë edhe Kosovës edhe PDK-së, sepse ata kanë nevojë me ardhur në opozitë, me reflektuar dhe me pa se ku kanë gabuar gjatë këtyre viteve. Kosovës i bënë mirë edhe AAK me marrë vesh, se nuk është qind për qind Kosovë, nëse nuk e kemi qind për qind përkrahjen e SHBA-së dhe përkrahjen e BE-së. Se nuk është 100% Kosovë në qoftë se kuletën e shtetit e përdorim si private”, tha Mustafa.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të Pejës që më 6 tetor asnjë qytetarë të mos rrijë në shtëpi, por të dalin e të votojnë për DLK. Ajo ka thënë se me fitoren e LDK-së qeverisja e saj do t’i çkap të gjitha institucionet e kapura nga qeveritarët e tanishëm.
“Të dashur qytetarë të Pejës, ne nuk mund të lejojmë më që krimi e korrupsioni, që përbuzja e miqve dhe ngulja e thikës pas shpine, të atyre që vazhdojnë të jenë pamja e qeverisë së vendit. Nuk mund të lejojmë që qeveritarët e pandërgjegjshëm të zbresin në Pejë dhe t’i ngufasin institucionet, siç e kanë bërë dhe po bëjnë me universitetin tuaj, siç e kanë bërë dhe po e bëjnë me çdo institucion që e kapen, duke i sjell buzë greminës dhe duke i lënë fëmijët tuaj pamundësi shkollimi dhe duke i stërmbushur me militant partiak, të cilët po nguten që t’i punësojnë edhe gjatë këtyre ditëve, duke rrezikuar që t’ia vënë edhe drynin”, tha ajo, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?