Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se do të jenë të hapur për biseda dhe dialog në konstituimin e institucioneve.
Përkundër këtij vullneti, Mustafa thotë se nuk mund të flasë për gatishmërinë e kryetarit të ri, pas Kuvendit të së dielës, që menjëherë të hënën të takohet me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.
Duke iu përgjigjur ftesës së djeshme të këtyre të fundit, Mustafa nuk sheh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit.
Sipas tij, LDK nuk është parti e barrikadave si të tjerët në të kaluarën, që kanë gjuajtur me gaz dhe mollotov, kur është dashur të bisedohet.
“LDK gjithherë ka qenë e hapur për biseda dhe dialog. Nuk jemi barrikaduar si të tjerët dhe nuk i kemi gjuajtur të tjerët me gaz e me mollotov, kur është dashur të bisedojmë. Kuvendi është i të gjithëve, jo vetëm i atyre që janë renditur të parët. Nuk shoh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit por se kur LDK do të jetë e gatshme të marrë pjesë, nuk mund të flas”, thotë Mustafa për kp.
Në mbrëmjen e djeshme, në dyert e tri partive parlamentare shqiptare, PDK, LDK dhe AAK shkuan ftesat e fitueseve të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për konsultime rreth konstituimit të institucioneve.
Në humbjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqjen nga pozita e të parit të LDK-së, derisa të dielën e 14 marsit do të mbahet kuvendi i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit