LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Opozita mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Mustafa: Opozita mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar të martën se nëse opozita mendon se zgjedhje e Thaçi president është antikushtetuese, atëherë mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Mustafa po ashtu ka thënë se ka qenë prezent në Kuvend dhe ka parë një proces krejtësisht kushtetues, me pjesëmarrje të deputetëve që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe me një demokraci shumë transparente.


“Procesi ka qenë shumë transparent. Në qoftë se dikush gjen ndonjë dobësi në atë proces mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Sipas tij, nuk kanë ushtuar asnjë presion te deputetët për të votuar.

“Deputetët votojnë vetë. Ata kanë votuar për atë dhe me bindje të plotë të deputetëve është zgjedhur presidenti i Republikës së Kosovës. Ne në këtë rast e kemi zgjedhur presidentin, sepse është dashur të zgjidhet presidenti i vendit, kemi siguruar kontinuitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e kemi shpëtuar vendin nga shkuarja në zgjedhje të reja të cilat do të na qonin në anarki, sepse nuk ka kushte të mbahen zgjedhje të reja. Për ndryshe, po të kishte kushte askush nuk i frikësohet zgjedhjeve”, tha ai. /Telegrafi/