LAJMI I FUNDIT:

​Mustafa: S’ka preferenca për kryetar të LDK-së

​Mustafa: S’ka preferenca për kryetar të LDK-së

Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur mbledhje me kryetarë të degëve të kësaj partie.

Pas takimit me kryetarët e degëve, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë favorit për liderin e ri të partisë.


Mustafa para gazetarëve tha se nuk ka ende kandidaturë zyrtare për kryetar dhe se ato do të bëhen vetëm në Kuvendin e 14 marsit.

Më 14 mars 355 delegat nga 38 degë të LDK-së nëpër të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre.

Atë ditë zyrtarisht do dihet kush janë kandidatët për kryetar, njofton Telegrafi.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.95 për qind, Partia Demokratike me 16.9 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 për qind dhe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë, madje ky subjekt ka shënuar humbje edhe në disa prej komunave të cilat me vite kanë qenë bastione të saj.

Për shkak të rezultatit tejet të dobët zgjedhor, Isa Mustafa javë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori