Zyrtarë të lartë shtetërorë vazhdojnë të deklarojnë se kanë marrë vlerësime pozitive nga Bashkimi Evropian dhe se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim.
Institucionet e vendit,ende janë në pritje të një vendimi për vizat. Megjithë deklaratat se kjo është çështje javësh e herë-herë thuhet se edhe çështje ditësh, ende s’ka një datë të saktë, se kur pritet rekomandimi për liberalizimin e vizave dhe as kur kosovarët, mund të udhëtojnë lirshëm për në vendet e Bashkimit Evropian.
Kryeministri i vendit Isa Mustafa, i cili sapo është kthyer nga Brukseli, thotë për KosovaPress se gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë vlerësime për progresin e arritur në vend, e në mënyrë të veçantë për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.
“Ne kemi biseduar për më shumë tema në Bruksel, me presidentin Juncker dhe përfaqësuesin e lartë Mogherini. Është vlerësuar se është bërë progres i mirë në Kosovë, në të gjitha fushat, është vlerësuar në mënyrë të veçantë dhe lidhur me progresin, për mbushjen e kritereve dhe rekomandimeve, sa i përket liberalizimit të vizave. Është thënë se ajo çfarë është kërkuar nga ne edhe vitin ekaluar, por dhe në takimet që kemi pasur në Bruksel, nëntorin e vitit të kaluar me presidentin Juncker që të gjitha ne ato i kemi plotësuar. Andaj sa i përket Kosovës, ne i kemi përmbushur kërkesat që kanë qenë para nesh. Mbetet çështje e Komisionit Evropian dhe BE që ato të procedojnë në të ardhmen lidhur me vlerësimin për liberalizimin”, thotë Mustafa.
Por kryeministri Mustafa nuk ka dashur të flasë për një datë të saktë se kur mund të ndodh liberalizimi, pasi që e tërë kjo tani varet nga Brukseli dhe jo nga institucionet e Kosovës.
Ai thotë se në bazë të bisedave që kanë pasur me përfaqësuesit e BE-së, u është thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha ato që është kërkuar prej tyre për këtë fazë të dhënies së rekomandimeve për liberalizim të vizave.
Mirëpo, shtoi se prapë mbetet në përgjegjësinë dhe kompetencën e institucioneve të Bashkimit evropian, që të veprojnë më tutje sa i përket këtij vlerësimi.
“Atë që mund të them është se unë pres një përgjigje pozitive nga institucionet e BE-së, lidhur me liberalizimin e vizave. Ndërkaq data e dhënies së rekomandimit, por dhe data se kur qytetarët tanë do të lëvizin është në përgjegjësinë dhe kompetencën e institucioneve të BE-së. Ne i respektojmë të gjitha procedurat që ata i zhvillojnë dhe do t’i zhvillojnë më tutje. Kemi besim të plotë se ata do të vlerësojnë në mënyrë të drejtë dhe sipas meritave, përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe as që ne do të trajtohemi në mënyrë të veçantë, mbi meritat në përmbushjen e këtyre kritereve… Datë të saktë nuk ka. Natyrisht se data përcaktohet në Bruksel, nga institucionet e BE-së dhe jo nga ne”, tha ai.
Ndryshe, edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dje ka deklaruar seKosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dh e standardet për liberalizimin e vizave dhe në ditët e ardhshme presim edhe vendimin pozitiv nga Brukseli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
VLEN: Gjykata Administrative ka pranuar ankesën për vendvotimin në Likovë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit