LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Një kryetar si Asllanaj i bën nderë Suharekës dhe gjithë Kosovës

Mustafa: Një kryetar si Asllanaj i bën nderë Suharekës dhe gjithë Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të mërkurën se me punën e pastër dhe përkushtimin e tij, rizgjedhja e Sali Asllanajt në krye të komunës së Suharekës, i bën nderë kësaj komune dhe gjithë Kosovës.

Mustafa ka shprehur bindjen se qytetarët e Suharekës tashmë janë bindur me fakte se zgjidhja më e mirë për komunën është kryetar aktual Sali Asllanajn. “Një njeri që e ka këtë pastërti në punë, këtë përkushtim dhe këtë vizion nuk mund të mos jetë kryetar i Suharekës. Sali Asllanajt, qytetarët ia njohin meritat e tij, prandaj fitorja e tij nuk vihet në dyshim“, ka thënë Mustafa.


Sali Asllanaj, ka thënë se programi i tij në katër vitet e ardhshme do të fokusohet për zhvillimin ekonomik të komunës dhe në krijimin e kushteve më të mira për jetë, në mënyrë që të rinjtë ta gjejnë perspektivën këtu dhe të mos kenë nevojë të emigrojnë jashtë vendit.

“Zona industriale në Shirokë e Agrozona në Samadraxhë janë krenari për ne dhe ato do t’i fuqizojmë edhe më tepër. Bizneset do t’i përkrahim edhe më shumë, do të krijojmë vende të reja pune. Bujqësia do të ketë rritje 50 për qind e buxhetit, turizmi malor do të zhvillohet, ndërtimi i rrugës për Brezovicë do të ndikojë që ne të jemi aneks i turizmit dimëror, sepse do të jemi vetëm dhjetë minuta larg Dellocit. Këto premtime do të realizohen, sepse janë obligime për ne”, ka thënë Asllanaj.

Realizimi i këtyre projekteve, sipas tij, me automatizëm do të ndikojë në rritjen e bizneseve. Asllanaj ka premtuar hapësirë edhe më të madhe për të rinjtë, qoftë në qeverisje apo përmes mbështetjes së tyre për punësim dhe hapje të bizneseve të reja.

“Për të rinjtë do të krijojmë ambiente të mira kulturore dhe sportive. I kemi ndërtuar 15 fusha sportive për katër vjet dhe do të ndërtojmë edhe aty ku ka mbetur pa u ndërtuar. Tani do të fillojë ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës, me emrin e të madhit Ukë Bytyçi. Aty do të zhvillojë aktivitetin secili i ri që ka aftësi“, tha Asllanaj.

Në trend

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori