Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), që po zhvillohet në Maltë.
Gjatë punimeve të Kongresit, kryeministri Mustafa sot ka mbajtur një fjalim para rreth 2500 pjesëmarrësve nga më shumë se 40 shtete, përfshirë kryeministra e presidentë të shteteve më të fuqishme evropiane që po marrin pjesë në këtë Kongres.
“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu sikur se edhe për të gjitha partitë në Kosovë, Evropa nuk ka alternativë tjetër. Në një kohë kur Euro-skepticizmi është në rritje, slogani ynë vazhdon të mbetet ‘Kthimi në Evropë’. Vazhdojmë të besojmë në të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka thënë Mustafa, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Sidoqoftë, më duhet të theksoj që stabiliteti i rajonit tonë varet në masë të madhe nga gatishmëria e Bashkimit Evropian që t’i mbajë dyert e hapura për ne. Ne na duhen mesazhe të qarta dhe të prekshme nga Bashkimi Evropian për të ardhmen tonë të përbashkët. Paqja dhe stabiliteti i Evropës sigurohet vetëm atëherë kur Evropa të jetë e plotë, vetëm atëherë kur shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i jenë bashkuar Bashkimit Evropian”, tha kryeministri.
Më tutje, Mustafa tha se Kosova ka përqafuar vlerat evropiane dhe është e përkushtuar që t’i fuqizojmë ato edhe më tutje.
“Kosova është duke e implementuar suksesshëm Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian. Jemi duke bërë hapa të mëdhenj drejt implementimit të Agjendës Evropiane për Reforma në konkurrencë, zbatim të ligjit, tregun e punës dhe arsim. Shpejtë, shpresojmë të aplikojmë për statusin e shtetit kandidat në BE, për të cilën besojmë në përkrahjen tuaj”, tha kryetari i LDK-së.
Mustafa tha po ashtu se Kosova meriton vëmendje më të madhe nga Bashkimi Evropian, ajo e meriton përkrahjen e BE-së.
“Por një pengesë e madhe vazhdon të na pengojë që të ndjehemi plotësisht evropian: ne jemi i vetmi vend në Evropë të cilit i është mohuar liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian! Si përfundim, do të doja ta shfrytëzoj platformën e EPP-së, që ta ftoj Bashkimin Evropian që të jetë më i pranishëm në Kosovë dhe t’i hapë dyert për Kosovën. Jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me të gjitha shtetet që akoma nuk e kanë njohur Kosovën, në veçanti me pesë shtetet anëtare të BE-së. Shpresojmë në përkrahjen e Partive Popullore Evropiane që të na ndihmojnë në marrjen e më shumë njohjeve për shtetin tonë”, tha ndër të Mustafa, gjatë Kongresit të mbajtur sot në Maltë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës