Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot në Bruksel udhëheq delegacionin e Kosovës në takimin e parë të Këshillit të Sabilizim Asociimit BE-Kosovë.
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, përbëhet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci.
Takimi do të kryesohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE-së është edhe komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.
Gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel, do të diskutohet për implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Escobar: Kemi marrë garanca nga OBRM-PDUKM se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut
Sot rivotohet në Maqedoninë e Veriut, shtatë vendvotimet janë hapur në kohë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251