LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ndryshimi i kufijve është ndryshim i deklaratës së pavarësisë

Mustafa: Ndryshimi i kufijve është ndryshim i deklaratës së pavarësisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencë për media ka folur për Samitin e Berlinit duke thënë se përfaqësimi i Kosovës nuk ishte i denjë.

Sipas tij ky samit i ka dhënë një kahje çështjeve që siç tha ai janë konsideruar të dëmshme për Kosovën.


“Sot kemi biseduar për shumë çështje të situatës politike në vend, asaj që ka të bëjë me dialogun dhe veçmas të Samitit. Problemet që kemi me përfaqësimin nga shumë zëra të Kosovës dhe mosmarrëveshjet mes liderëve në Kosovë, e që po lënë përshtypje të keqe, sidomos në kohën kur po presim të arrijmë një marrëveshje me Serbinë. Pastaj kemi luftën kundër korrupsionit, si dhe ikja e të rinjve nga Kosova për arsye ekonomike”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Mustafa ka thënë se qëndrimi i LDK-së për dialogun është që të mos kushtëzohet. Ai theksoi se Samiti i Berlinit i ka dhënë kahje të duhur çështjes së kufijve.

“LDK ka pasur të drejt në qëndrimin e saj që dialogu me Serbinë të mos prek çështje të kufijve, qoftë shkëmbim apo gjëra të tjera, sepse kjo çështje është rregulluar me Kushtetutë, dhe hap edhe shtetësinë. Samiti i Berlinit i ka dhënë kahje kësaj çështje, sepse ka konsideruar që është e dëmshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin me kufijtë e vendeve të tjerë. Ne si LDK do të angazhohemi që të ketë zgjidhje në përfaqësimin e Kosovës në dialog, e zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet, dhe dalja e një qeverie të fortë e të fuqishme që e përfaqëson Kosovën në këtë proces, jo organe tjera që nuk janë kushtetuese”, ka thënë ai.

Sipas tij, ndryshimi i kufijve ndryshon deklaratën e pavarësisë.

“Ndryshimi i kufijve është ndryshimi i deklaratës së pavarësisë. Kufijtë etnik në Kosovë janë të rrezikshëm. Ne si LDK nuk përkrahim asnjë variant të ndryshimit të kufijve. Zgjidhjen e problemeve tjera me Serbinë në procesin e dialogut duhet ta bëjmë duke gjetur interesa të përbashkëta”, theksoi ai.

Mustafa ka folur edhe për çështjen e taksës duke thënë se kanë ndërruar qëndrimet e liderëve të partive politike.

“Sa i përket taksës, mund të them që kemi zëra që po ndryshojnë çdo ditë. Edhe presidenti i vendit, edhe kryetari i vendit kanë kërkuar të ndërmerren masa që të kemi vesh për kërkesat e faktorit ndërkombëtar, sidomos SHBA dhe BE. Ata tash të gjithë janë kundër heqjes së taksës, institucionet e vendit duhet ta mendojnë mirë këtë çështje. Nuk duhet të lejojmë që dialogu të kushtëzohet, taksa nuk është vënë për dialog. Taksën me dialogun e ka lidh Serbia dhe presidenti i Serbisë, ai e ka kushtëzuar dialogun me taksën”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Mustafa ka folur edhe për zgjedhjet e LDK-së, ku sipas tij kanë kërkuar në mbledhjen e kryesisë që të ketë përfaqësim më të madh të grave dhe të të rinjve.

“Ne kishim një takim të përbashkët me kryetarët e degëve të LDK-së ku temë qendrore kishim procesin e zgjedhjeve brenda LDK-së, dhe fillimin e zgjedhjeve të degëve të cilat ne i patëm planifikuar për fazën e dytë, fjala është për 16 degë në mënyrë që të përmbyllim procesin e zgjedhjeve brenda LDK-së në gjithsej 38 degë. Procesi zgjedhor është duke shkuar mjaft mirë, kemi respektim të procesit dhe procedurave zgjedhore. Duhet të bëjmë përpjekje për shtimin e përfaqësive të gruas dhe të rinjve në strukturat e LDK-së dhe këtë e kemi kërkuar edhe sot në mbledhje”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori