Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, po thotë se ndalesat që po i bëhen zyrtarëve kosovarë në Serbi nuk janë shqetësuese. Ai thotë se tashmë janë kalitur me këtë gjendje që po e shkakton shteti i Serbisë.
“Nuk besoj se ne do të shqetësohemi për veprimet e Serbisë, derisa ne jemi duke e bërë punën tonë dhe e kemi përkrahjen ndërkombëtare dhe duke i analizuar të gjitha veprimet tona si Qeveri, ne kemi treguar zemërgjerësi rreth problemeve me të cilat serbët ballafaqohen në Kosovë. Jemi të përkushtuar që t’i plotësojmë pa marrë parasysh a ke nevojë të qytetarëve të tjerë, të gjithë këto do të respektojnë ligjin, do të vlejë vetëm një ligj si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për qytetarët serb”, tha Mustafa.
Sipas tij, presioni dhe problemet të cilat po i shkakton Serbia janë bërë të zakonshme ngase kjo sipas Mustafës po u bëhet atyre të cilët po bashkëpunojnë më shtetin e Kosovës.
Mustafa tha se Serbia po i instrumentalizon qytetarët kosovarë për nevoja të veta politika dhe kjo sipas tij më së shumti i dëmton qytetarët serb se sa Qeverinë e Kosovës.
“Ne jemi të kalitur rreth problemit të cilit Serbia është duke i shkaktuar zyrtarëve, bashkëpunëtorëve ose qytetarëve serb të cilët bashkëpunojnë me pushtetin dhe shtetin e Kosovës. Ata duhet ta ndiejnë veten si kosovarë dhe shtetas të Kosovës. Ne nuk bëjmë dallime të tilla, por Serbia fillon me instumentalizuar qytetarët kosovarë për nevoja të veta politike të cilat i dëmton më shumë qytetarët serb sesa Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitet në përgjithësi në të gjitha komunitetet si ato pakicë dhe ato shumicë në Kosovë”, tha Mustafa për Ekonomia Online.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për mobilizimin rreth zgjedhjeve të cilat priten të mbahen në veri të Kosovës.
Mustafa tha se si MPB janë të organizuar në kapacitete të plota që rendi dhe ligji të zbatohet si në veri ashtu edhe në jug.
“Sa i përket riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme, ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të merret edhe një kohë të gjatë për të aplikuar programet e saja për risocializim të këtyre personave.
“Ministria e Punës së Brendshme merret me akomodimin e tyre dhe sidoqoftë MPB-ja do të merret edhe një kohë të gjatë për të aplikuar programet e saja për risocializim të këtyre personave. Ministria e Drejtësisë do të merret me persona të cilët kanë fajësi dhe do të marrin dënimin e merituar sidoqoftë këta do t’i trajtojmë si qytetarë të Kosovës”, tha ai.
Mustafa ka treguar edhe për problemet shëndetësore me të cilat po ballafaqohen të kthyerit nga Siria e për të cilat thotë se nuk duhet shqetësuar për shkak se nuk bëhet fjalë për probleme të ndërlikuara shëndetësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij