LAJMI I FUNDIT:

Mustafa Nano: Nuk dihet nëse shqiptarët janë ilirë, por dihet që serbët e kanë humbur Kosovën njëherë e mirë

Mustafa Nano: Nuk dihet nëse shqiptarët janë ilirë, por dihet që serbët e kanë humbur Kosovën njëherë e mirë

Nëna e Skënderbeut është serbe. Kjo ka qenë një nga temat më të diskutuara të këtyre ditëve, ndërsa Mustafa Nano i cili shprehet i sigurt mbi vërtetësinë e këtij pohimi, në jo pak raste është sulmuar si mbështetës i tezave sllave.

Publicisti dhe shkrimtari Nano, i ftuar në emisionion “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi në TVSH, ka hedhur një tjetër tezë që me shumë gjasa do të ngjallë edhe më tepër diskutime.


“Nuk është provuar që ne jemi ilirë”, është shprehur Nano.

Ai shton më tej se beson mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, por sipas tij kjo mbetet e paprovuar.

“Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendjesime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo grekët. Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar. Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vimë ne nuk provohet as kjo”, tha Nano.

Sa i përket provokimit që shkaktoi deklarata e tij për nënën e Skënderbeut, Nano thotë se ka ndodhur për shkak se ruhet me fanatizëm imazhi i heroit.

“Nuk e di pse provokoi. Nuk bëhet fjalë për vajzën e tij, që të mund të themi se e bëri pasi vdiq i ati. Bëhet fjalë për nënën e Skënderbeut dhe është problemi për të ruajtur imazhin e Skënderbeut dhe kjo e plasarit pak”, deklaroi Nano.

Ndërsa tendencën e vendeve ballkanike për të marrë autorësinë e atij që e nisi i pari eposin, Nano e cilëson të kotë pasi “ka një korpus rajonal të kulturës rajonale orale që nuk përcakton dot fillimin”.

“Është një epos ballkanik dhe ne zihemi kush e ka nisur. Nuk ka prova që eposi është i hershëm, askush s’e di kur daton. Keni një korpus ballkanik të kulturës orale. Kemi marrë dhe kemi dhënë”, shprehet ai.

Nano është ndalur edhe te pretendimet serbe për Kosovën, ku ai thotë se janë pa kuptim për aq kohë sa ka shumicë shqiptare. Ai nuk përjashton mundësinë që në Kosovë të ketë pasur shumicë serbe, megjithatë tashmë realiteti është i qartë.

“Kosova është e shqiptarëve sot sepse shumica janë shqiptarë. Në shekullin XII nuk e dimë nëse ka pasur shumicë shqiptarësh. Mund të ketë pasur shumicë serbe. Fati i një populli sot nuk përcaktohet nga historia. Kosova ka shumicë shqiptare dhe i përket atij 90 përqindëshi. Serbët e kanë humbur Kosovën njëherë e mirë”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori