LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Marrëveshja Bazë ka një defekt të madh që lidhet me klauzolën – asnjëra palë nuk paragjykon mendimin e palës tjetër

Mustafa: Marrëveshja Bazë ka një defekt të madh që lidhet me klauzolën – asnjëra palë nuk paragjykon mendimin e palës tjetër

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Musatafa, ka deklaruar se Marrëveshja bazë në Bruksel dhe plani i zbatimit që është arritur në Ohër, është një marrëveshje e domosdoshme për arsye të eskalimit të situatës në vend dhe acarimit të raporteve me Serbinë.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, e transmetuar në emisionin “Debat Plus”, Mustafa ka folur edhe për kritikat që ka lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.


“Kam vlerësuar si një marrëveshje të domosdoshme për arsye të eskalimit të situatës në vend dhe acarimit të raporteve me Serbinë, veçmas edhe kërkesën e komunitetit ndërkombëtar që të gjendet një zgjidhje për shkak të konfliktit apo agresionit rus në Ukrainë por kjo nuk do të thotë që edhe përmbajtja edhe zgjidhja me këtë marrëveshje është ajo që neve na ka konvenuar, sepse ne kemi pritur një marrëveshje me njohje reciproke”.

Ai ka theksuar se kjo do të zgjasë shumë për arsye se nuk ka një afatizim deri kur do ta njohë Serbia Kosovë, deri kur do të fillojë procesi i integrimit në BE, që sipas Mustafës, ai proces do të imponojë njohjen nga ana e Serbisë.

“Pres që këtë dekadë do ta përfundojmë kështu”, shtoi më tej Mustafa.

Po ashtu, ai tha se “nuk kemi pasur asnjë rast të marrëveshjeve të mëhershme që kanë përfunduar pa nënshkrime, bile kemi pasur tre nënshkrime”.

“Është hera e parë që nuk ka nënshkrim, është një zotim që e ka dhënë BE-ja, përkatësisht Josep borrell sepse BE-ja siguron që këto marrëveshje do të zbatohen e të cilat më pas bëhen të detyrueshme për të dyja palët por ky instrument detyrues nuk është sqaruar para opinionit por ekziston një besueshmëri se kjo do të bëhet sepse janë zotimet para BE-së, SHBA-së dhe partnerëve të tjerë se dy të palët i kanë pranuar këto zotime”.

Cilat janë kritikat, vërejtjet e Mustafës për përmbajtjen e këtyre marrëveshjeve?

Ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se sa i përket Marrëveshjes Bazë, një defekt shumë i madh i kësaj marrëveshjeje është “pranimi i marrëveshjes me klauzolën që asnjëra palë nuk paragjykojnë mendimin e palës tjetër për statusin përfundimtar”.

“Gjë që mendoj se pala kosovare nuk ka dashur ta pranojë në asnjë rast ta pranojë një formulim të tillë… Iniciativa jonë, kërkesa jonë është që të na pranojë edhe Serbia ashtu siç na kanë njohur mbi 100 vendet e botës dhe mendoj se ky është një lëshim që mund të na kushtojë në të ardhmen”.

Një çështje tjetër e paqartë e marrëveshjes sipas tij, është pika 7 e saj, që flet për vetëmenaxhimin.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori