Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se “Epopeja e UÇK-së” është festë e lirisë së Kosovës.
Mustafa ka theksuar se Kosova është një shtet i ri, por përkushtimin për atdheun e ka të vjetër dhe kjo ditë flijimi është një shembull i asaj se si “e mira fiton ndaj të keqes”.
“Epopeja e UÇK-së është festë e lirisë së Kosovës, është kremta e vlerave të partitotizmit dhe sakrificës. Kosova është shtet i ri por përkushtimin për atdheun e ka të vjetër dhe sot shënojmë një ditë flijimi të ngritur në shembullin sesi fiton e mira ndaj të keqes”.
I pari i Qeverisë ka kujtuar “flijimin historik” të familjes Jashari, të cilin e quan si rast “unik në historinë e përbotshme”.
“5 marsi, dita e luftës epike drejtuar nga Adem Jashari është një rast shumë unik në historinë e përbotshme”, tha Mustafa, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu, Mustafa ka thënë se Kosova e ka të ardhmen në duart e saja.
“Kosova s’e harron të kaluarën e dhimbshme, por e gatshme të vazhdojë përpara”, ka përfunduar Mustafa.
Shefi i Qeverisë ka siguruar se shteti i Kosovës do t’i kalojë të gjitha sfidat që i vinë ballë.
“Kemi edhe shumë sfida si shtet të cilat do t’i kalojmë më përkrahjen e miqve ndërkombëtar me përkrahjen e miqve tanë. Ne e shohim të ardhmen në familjen e Bashkimit Evropian. Ne e shohim të ardhmen tanë miqësi të përhershme në Shtet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.
Duke thënë se e gjithë Kosova mburret me Forcën e Sigurisë dhe siç ka siguruar ai, shumë shpejt kjo forcë do të shëndrrohet në ushtri.
“KNe mburremi me FSK-në në të cilët shohim ushtrinë tonë e cila po zhvillohet në ushtri. Sot e pohojmë fuqishëm se e ardhmja e Kosovës është e sigurte”, ka thënë Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit
Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin moltov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën
Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251