LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova ka shkallën me të ulët të papunësisë në pesë vitet e fundit

Mustafa: Kosova ka shkallën me të ulët të papunësisë në pesë vitet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se shkalla e papunësisë në Kosovë, është vetëm 26.2% dhe se trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike.

Këto komente kryeministri i vendit i ka bërë përmes një postimi në facebook, duke u thirrur në Anketën e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Mustafës:

“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit.

Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi.

Trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/