LAJMI I FUNDIT:

Mustafa e Kurti u takuan mbrëmë në Prapashticë, sot nuk pritet takim

Mustafa e Kurti u takuan mbrëmë në Prapashticë, sot nuk pritet takim

Nuk është paraparë që do të ketë takim sot në mes të Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Ndonëse mbrëmë Kurti dhe Mustafa janë takuar në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë, burime të Gazetës Insajderi, thonë se sot nuk është parashikuar që të ketë takim në mes dy liderëve.


Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë përpjekje gjatë gjithë natës se mbrëmshme për të arritur një marrëveshje për koalicionin. Dy liderët partiak kanë qëndruar deri në orën 02:00 pasmesnatës.

Burime të Gazetës Insajderit brenda procesit kanë treguar se negociatat kanë qenë të vështira dhe nuk është arritur marrëveshje.

Vite më parë Vetëvendosje kishte protestuar tek shtëpia e Mustafës në Prapashticë duke kërkuar që Mustafa mos t’i falë territor Serbisë me anë të nënshkrimit për marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe por t’ia falë “rançin” e tij. Mustafa e kishte akuzuar Kurtin se ia ka sulmuar shtëpinë ku i kishte nipat dhe mbesat.

Derisa Kurtit, të mandatuarit për kryeministër, i kanë mbetur vetëm dhe 10 ditë për krijimin e qeverisë.

Duket se takimi i fillimit të dhjetorit ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës “përçau” Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Dy partitë që tash e një kohë po tentojnë bashkimin për bashkëqeverisje, atë ditë nuk arritën të dakordoheshin kur erdhi puna te ndarja e posteve.

Pikërisht në atë moment – nisi saga VV-LDK – që tash e sa kohë s’ka fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori