LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Duhen reforma të thella, e jo zhvillim ekonomik për të blerë qetësinë sociale (Video)

Mustafa: Duhen reforma të thella, e jo zhvillim ekonomik për të blerë qetësinë sociale (Video)

Për zhvillim ekonomik, ne kemi një sistem arsimor dhe shëndetësor që janë skema për të blerë qetësinë sociale që qytetarët e Kosovës të mos kenë arsye të dalin në protesta.

Kështu thotë ish-drejtori ekzekutiv i KIESA-së, Besian Mustafa, në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini.


“Përkundër vullnetit të mirë që mund ta ketë politika kosovare për ta mbrojtur dhe avancuar interesat e sektorit privat, shpesh herë në burokraci ka shumë probleme. 36 trupa inspektuese, 36 institucione të ndryshme inspektuese ka Kosova qoftë në nivelin qendror dhe atë lokal. Ka qenë një analizë e Bankës Botërore që thotë se me qindra miliona euro, 100 milionë euro, janë shpenzimet e kota të kompanive kosovare për procedura dhe letra”, thotë Mustafa.

Ai thotë se ekonomia ka nevojë për rikthim në boshtin qendror të të gjitha politikave zhvillimore të qeverisë.

“Ekonomia ka nevojë për rikthim në boshtin qendror të të gjitha politikave zhvillimore të qeverisë. Për deri sa ne bisedojmë për zhvillim ekonomik, ne kemi një sistem arsimor dhe shëndetësor që janë skema për të blerë qetësinë sociale që qytetarët e Kosovës të mos kenë arsye të dalin në protesta. Te kemi një përqendrim tjetër në të gjitha politikat, vendimet qeveritare ta kenë qëllimin bosht ekonominë”, thotë ai.

Mustafa tërheq vërejtjen lidhur me ndryshime ligjore që mund të bëhen, pasi sipas tij, mund të kenë kosto financiare.

“Ish-kolegët në qeveri duhet të kenë kujdes me ndryshimet legjislative. Ligji për Investimet e Huaja i garanton investitorit që të gjitha efektet negative dhe financiare që ata i kanë në pesë vitet e para dhe që kanë investuar në Kosovë qeveria është detyruar t’i rimbursoj, prandaj të kenë kujdes me ndryshimet legjislative sepse mund të bartin kosto financiare”, përfundoi Mustafa. /Telegrafi/