LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë duhet të ishin mbajtur më herët

Musliu: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë duhet të ishin mbajtur më herët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme duhet të ishin mbajtur më herët në Kosovë.

Musliu ka theksuar se Kosova aktualisht ndodhet në një kaos total dhe për këtë shkaku është kryeministri Albin Kurti, i cili ka bërë regres në çdo fushë


“VV është vonuar me shpalljen e zgjedhjeve sepse Kosova e sheh të domosdoshme shkuarjen në zgjedhje. Sepse Kosova ndodhet në një kaos të tërë dhe nuk është çështje dëshirash, por domosdoshmëri. Unë mendoj që qytetari ka kuptuar që Kurti di vetëm të mashtrojë. Nëse takon qytetarët në Kosovë sot, dëshpërimi është maksimal, sepse kemi shënuar dështim në të gjitha fushat e jetës”, tha deputetja e PDK-së për abcnews.al.

Sa i përket, draft statutit të Asociacionit, Musliu u shpreh se ajo si deputete nuk e di ende se çfarë përmban, pasi kryeministri Albin Kurti e ka mbajtur në mënyrë shumë të fshehtë.

Sipas Muliut, ashtu si çdo marrëveshje që nënshkruhet për qytetarët e Kosovës, duhet të jetë e hapur.

“Serbia qëndron shumë mirë në dialog karshi nesh, sepse Albin Kurti e ka vendosur këtë çështje në rend të shtatë. Vetë qasja e Albin Kurtit dhe problemet që ka Kosova e sjell në këtë pikë. Unë si deputete e Republikës së Kosovës nuk e di ende se çfarë përmban ai draft, pasi veçse po ngre dilema. Sepse pse duhet të mbahet kaq i fshehtë. Në fund të fund të çdo marrëveshje që nënshkruhet duhet të jetë e hapur për qytetarët e Kosovës dhe jo në këtë mënyrë që ka zgjedhur zoti Kurti”, tha ajo.

“Kosova duhet ta bëjë të qartë se për ça ka rënë dakord. Ne nuk e dimë ende se për çfarë ka rënë dakord Albin Kurti në Bruksel. Mua më brengosin shumë deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendës kryeministrit të Kosovës. Sot që po flasim jemi në fund të vitit dhe unë si deputete nuk e di ende se çfarë përmban ajo deklarata”, tha ndër të tjera Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori