LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Udhëheqësit e institucioneve të sigurisë kanë tentuar ta keqpërdorin policinë

Musliu: Udhëheqësit e institucioneve të sigurisë kanë tentuar ta keqpërdorin policinë

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhje ku është diskutuar lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19.

Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu tha se gjendja e sigurisë është shumë e pakënaqshme.


Musilu po ashtu tha se kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku ka drejtuar lëvdata në drejtim të qeverisë.

“Mbledhja u stërgjatë, sepse u fokusuam më shumë në fushën e shëndetësisë pasi që kryetarja e komisionit është eksperte e kësaj fushe dhe e kishte të vështirë të kalojë në pjesën e sigurisë. Ka qenë një takim i pa përgatitur dhe i vonuar. Ka pas kërkesa edhe më herët që të takohemi mirëpo kryetarja ka refuzuar shkaku i gjendjes, dhe sot pas dy muajve u takuam. E tërë mbledhja u fokusua me lëvdata për qeverinë nga kryetarja e komisionit dhe anëtarët e LVV-së”, tha Musliu.

Ajo shtoi se u vendos që në mbledhjen e radhës ta ftojnë për raportim drejtorin e policisë, Rashit Qalaj.

“Kemi vendosur ta ftojmë pasi që gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur shumë gjëra, kemi pasur lirim të lëvizjes me fqiun tonë verior kanë hyrë shumë njerëz në emër të humaniteti dhe shëndetësisë që thirren si mjek, por ne ende nuk e dimë nëse i ka verifikuar dikush dhe kush janë ata. Kemi pasur edhe lëvizje të maunave me provokimeve të rënda”, u shpreh Musliu.

Deputetja e PDK-së shtoi se kanë informacione që policia është tentuar të keqpërdoret në disa raste.

“Kemi informacione që policia në shumicën e rasteve është tentuar të keqpërdoret edhe nga udhëheqësit aktual të institucioneve të sigurisë”, tha Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori