LAJMI I FUNDIT:

Musliu tregon për shkrimin e papërfunduar të gazetës Rilindja – si ishte arrestuar zhytësi Ismail Kasumi

Musliu tregon për shkrimin e papërfunduar të gazetës Rilindja – si ishte arrestuar zhytësi Ismail Kasumi

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka treguar për një lajm arkivor të gazetës Rilindja, i cili kishte shkruar për arrestimin e zhytësit Ismail Kasumi.

Musliu me anë të një shkrimi në Facebook thotë se bëhej fjalë për vitin 1989, në kohën kur demonstratat popullore të shqiptarëve në Kosovë ishin kundër suprimimit të autonomisë.


“Një gjysmëfaqe A4, e shkruar me makinë shkrimi. Një shkrim i papërfunduar, shkruante për arrestimin/paraburgimin e Ismail Kasumit. Bëhej fjalë për 11 shkurtin e vitit 1989, në kohën kur demonstratat popullore të shqiptarëve në Kosovë nuk reshtin kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës (që kobshëm ndodhi 23 mars)”, shkruan Musliu.

Ai shton se Kasumi ishte paraburgosur në vendin e punës dhe pastaj ishte bastisur shtëpia e tij, nga forcat serbe.

“Në këtë kohë edhe Rilindja ishte, siç e quanim atëherë, nën thundrën e thonjve okupues. Ismail Kasumin e kishin paraburgosur në vendin e punës (SHLP/Shkolla e Lartë Pedagogjike), gjersa të nesërmen ia kishin bastisur edhe shtëpinë e tij dhe të të dy vëllezërve të tij, Arifit e Hasanit”, shton ai.

“Sipas shkrimit të papërfunduar, pa e ditur autorin, thuhet se, gjatë bastisjes së shtëpisë, milicët e kishin sjellë edhe Ismailin vet, duke mos e lejuar komunikimin e tij me anëtarët e familjes. Milicët, në fund ia kishin marrë edhe pajisjet e zhytjes”, përfundon Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori