LAJMI I FUNDIT:

Musliu: “Supermenët” në Kosovë rrogën vjetore e kanë 22 mijë euro, ndërsa shtesat i marrin 23 mijë euro (Video)

Musliu: “Supermenët” në Kosovë rrogën vjetore e kanë 22 mijë euro, ndërsa shtesat i marrin 23 mijë euro (Video)

Betim Musliu nga IKD ka thënë se shembujt nga SHBA, për luftimin e korrupsionit, të prezantuar në dokumentarin e Fidan Ramës, duhet të jetë shembull për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Musliu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë dënohesh nëse zihesh duke vjedhur një qerre me dru, por profilet e larta nuk preken.


“Në Kosovë dënohesh nëse zihesh duke vjedhur një qerre me dru me burg efektiv ndoshta më shumë se një vit. Por profilet e larta mbeten të paprekura”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Juristi ka thënë se përderisa pjesëtarët e sistemit të drejtësisë vazhdojnë t’i mbajnë deri në shtatë punë, nuk mund të ketë efikasitet në punë.

“Nga janari nëse nuk zbatohet ligji, ne do të dalim me emra se si është e mundur që “supermenat” rrogën vjetore e kanë 22 mijë euro, ndërsa shtesat i kanë 23 mijë euro”.

Musliu ka thënë se në Kosovë ka nevojë për një pastrim të sistemit të drejtësisë.

“Ka policë, prokurorë, gjyqtarë që kryejnë punët si duhet, por ata janë në nivele të ulëta. Problemi është se ata janë nën hijen e njerëzve që e kanë kapur sistemin”, tha ndër të tjera Betim Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori