LAJMI I FUNDIT:

​Musliu: Putini e do një Siri tjetër në Bjellorusi

​Musliu: Putini e do një Siri tjetër në Bjellorusi
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Diktatori rus Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia ka krijuar një forcë të veçantë që përbëhet nga oficerë të zbatimit të ligjit, që në rast nevoje të ndërhyjë në Bjellorusi.

Në intervistën që e ka dhënë për kanalin televiziv Rusia 1, Putin thotë që kjo forcë është krijuar me “kërkesë të presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për t’u përdorur ndaj elementëve ekstremistë, për të mbrojtur pronat nga dëmtimi dhe vjedhjet”.


Lidhur me këtë, për KosovaPress është deklaruar eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili ka thënë se, kështu Putini po e bën Bjellorusinë një Siri tjetër.

“Shikojeni në cilat vende ka ndikim Putini? Në vendet ku ka totalitarizëm, ku nuk ka demokraci. Në Siri Asadi është në pushtet që 20 vjet, kurse Lukashenko në Bjellorusi që 26 vjet. Këta e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe i luftojnë qytetarët e tyre”, ka deklaruar Musliu.

Më tej, ai ka shtuar se, në Bjellorusi pritet që të eskalojë situata.

“Ndërhyrja e Lukashenkos do të bëhet edhe më e ashpër, por e mira është që qytetarët duket se janë të vendosur që t’i rezistojnë sistemit diktatorial të tij. Kjo e bën të ardhmen e sigurisë në këtë shtet të diskutueshme, dhe të paparashikueshme”, ka thënë ai.

Protestat në Bjellorusi kanë filluar me 9 gusht, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet presidenciale, kur komisioni qendror zgjedhor njoftoi se Aleksandër Lukashenko kishte fituar mbi 80% të votave. Gjatë protestave në qytetet bjelloruse janë arrestuar mijëra protestues, ndërsa në mesin e protestuesve ka edhe të vrarë.

Deklaratës së Putinit për krijimin e forcës policoro-ushtarake i kishte paraprirë fluturimi enigmatik i aeroplanit të Shërbimit inteligjent rus-FSB, i cili në aeroportin e Minskut kishte pasur së paku dy fluturime. Në pyetjen që gazetarët ia kishin bërë zëdhënësit të presidencës ruse, Dimitry Peskov, për motivet e fluturimit të aeroplanit të FSB-së për në Minsk dhe se a kishte qenë në aeroplan drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov, Peskov ishte përgjigjur se nuk ka informacione./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori