LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Ndërhyrja e Putinit në Bjellorusi, e dobëson pozicionin e tij në Ballkan

Musliu: Ndërhyrja e Putinit në Bjellorusi, e dobëson pozicionin e tij në Ballkan

Kriza në Bjellorusi pas manipulimit të zgjedhjeve presidenciale, ku Aleksander Lukashenko “mori” 80 % të votave, ka nxjerrë shumë mundësi të përkeqësimit të situatës në këtë vend dhe me reflektime serioze gjithandej, e edhe në Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka thënë për KosovaPress analisti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu.


Faktin që tashmë Putini ka orientuar energjitë në Bjellorusi, Musliu e konsideron si mundësi të zvogëlimit të ndikimit rus në Ballkan.

“Ka pasur edhe më herët elemente përçarëse në mes të Federatës Ruse dhe Vuçiqit. Por, tash mund të konstatohet se energjia e Putinit drejt Bjellorusisë, e dobëson pozicionin e tij në Ballkan, përkatësisht në Serbi. Madje, nuk e përjashtoj se ky është fillimi i fundit të prezencës kaq të madhe ruse në Ballkan”, ka thënë ai.

BBC ka raportuar se Lukashenko, ka thënë se “fuqitë e huaja po dërgojnë trupa ushtarake në kufi me Bjellorusinë”, gjë të cilën e ka demantuar NATO-ja.

Mirëpo, Musliu thotë se kjo është një gjendje paniku e diktatorit Lukashenko.

“Lukashenko mund të luajë planin e Vladimir Putinit, që ta shtypë popullin e vet, përkatësisht protestat kundër manipulimit të zgjedhjeve në Minsk. Mirëpo, kjo nuk ia garanton atij qëndrimin në pushtet edhe pse është veshur me uniformë ushtarake”, ka thënë Musliu.

Madje, sipas tij, paraqitja e Lukashenkos në këtë formë, e tregon se ai është shumë i shqetësuar.

“Duhet ta kemi parasysh që Lukashenko, ky mik i diktatorit serb Slobodan Milosheviq, është një kukull e Putinit. Megjithëse është në pushtet qe më shumë se dy dekada, Lukashenko ndjen frikë se do të bëhet një viktimë që qëndron në zjarrin në mes të Putinit në një anë, dhe popullit të tij në anën tjetër”, ka deklaruar ai.

Format e ndërhyrjes ruse zakonisht nuk janë të drejtpërdrejta, por shfaqen me ofrim të armatimit, e në raste të tjera edhe me trupa joformale ushtarake.

Përkrahjen e tillë e ka komentuar edhe Musliu, i cili ka deklaruar se ka të dhëna që tashmë janë vërejtur lëvizje të rusëve atje.

“Burimet bjelloruse kanë thënë se e kanë parë një aeroplan privat, i cili është përdorur nga udhëheqësi i FSB-së ruse, Bortnikov, më 18 gusht dhe në anën tjetër, disa ditë më parë, dy aeroplanë të tjerë kanë arritur në Minsk me pajisje të veçanta të komunikimit. Mund të vijnë edhe trupa të quajtura proksi (ushtarë joformalë) që ta mbështesin Lukashenkon në shtypjen e protestave, por të gjitha këto janë të pamjaftueshme kundrejt vullnetit qytetar bjellorus për jetë të lirë dhe më të mirë”, ka thënë Musliu për KP.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori