LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Lista Serbe është “Kali i Trojës” në Kosovë, prezantuese direkte e interesave të Putinit

Musliu: Lista Serbe është “Kali i Trojës” në Kosovë, prezantuese direkte e interesave të Putinit

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, duke komentuar ndikimin rus në Ballkan, ka thënë se Lista Serbe është “Kali i Trojës” në Kosovë, duke theksuar se ajo është prezantuese direkte e interesave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Musliu thotë se pjesëtarët e Listës Serbe kanë qenë disa herë në Rusi për të t’u konsultuar me Putinin dhe kanë konsultime të rregullta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Lista serbe është ‘Kali i Trojës’ në Kosovë. Ajo është prezantuese e direkte e interesave të Putinit. Pjesëtarët e saj kanë qenë disa herë në Rusi në konsultime me Putinin, janë në konsultime konstante më Vuçiq dhe diversioni i tyre shihet haptazi në Kosovë”, ka thënë Musilu.

Musliu në emisionin “Five” në RTV Dukagjini tregoi se pjesëtaret te Listës Serbe gjendeshin në barrikada në veri të Kosovës së bashku me njësitë paramilitare.

“Pjesëtaret e Listës Serbe apo kryetari i saj gjendej në barrikada në së bashku më njësitë paramilitare dhe pjesëtarët e tjerë që ishin në barrikada. Një suport, i cili me pafytyrësinë e skajshme nuk fshihet më. Linja është direkte, Lista Serbe – Vuçiq – Putin. Kjo është një prej rreziqeve përpos propagandës dhe në të gjithë poret e jetës”, ka shtuar ai

Musliu gjithashtu ka treguar se çka është lufta hibride.

“Luftë hibride mund të quaj përgatitjen e terrenit për invadimin e një shteti në mënyre të butë, jo më me ushtri aktive, por me propagandë, me investime të rrejshme me politikanë të korruptuar me ndikime të ndryshme, për të dobësuar atë shtet. Dhe pastaj të intervenohet me njëri speciale ushtarake dhe politikë aktive. Kjo është një përkufizim, kjo ndodhë për në kohë të gjatë”, ka treguar Musliu. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori