LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Fshesa e madhe e Qeverisë Kurti është pak e frikshme

Musliu: Fshesa e madhe e Qeverisë Kurti është pak e frikshme

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka komentuar vendimet e Qeverisë Kurti për shkarkimin e bordeve të ndryshme të institucioneve publike.

Musliu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se edhe nga shoqëria civile është kërkuar që procesi i rekrutimit të noterëve të rishikohet por sipas tij ende nuk dihet nëse vendimet e marra nga ministrja Albulena Haxhiu janë në rregull.

“Mos të harrojmë një fakt. Nuk është se të gjithë kandidatët që kanë hyrë në proces kanë arritur përmes lidhjeve. Ka kandidatë që me meritë i kanë kaluar të gjitha fazat e rekrutimit”.

Drejtori ekzekutiv i IKD ka thënë se nëse vendimet e Ministrisë së Drejtësisë janë të ligjshme mund të rifillohet nga e para.

Musliu thotë se “fshesa e madhe” që ka marrë Qeveria Kurti është pak e frikshme.

“Ne kemi kërkuar dhe mbështetur vendime të tilla por të mos merren vendime që mund të jenë arbitrare dhe jo të bazuara mirë në ligjshmëri”.

Ai thotë se shkarkimi i Bordit të Telekomit duhej të merrej pas një vlerësimi që një Këshill Ministror do ta bënte paraprakisht.

“Nuk duhet të merren vendime të gabuara…Qeveria Kurti duhet të respektojë rregullat e procedurës dhe pa asnjë nguti t’u jap përgjigje kërkesave të popullatës”, tha ndër të tjera Betim Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori