LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Evropa e painteresuar për shqiptarët, duhet të bashkohen trojet shqiptare

Musliu: Evropa e painteresuar për shqiptarët, duhet të bashkohen trojet shqiptare

Kryetari i Këshillit Nacional për Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, ka theksuar se nëse vazhdon kjo gjendje e shqiptarëve në rajon, atëherë duhet të mendohet për bashkimin e trojeve shqiptare. 

Ai në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se “Evropa nuk është e interesuar për shqiptarët: njëherë standardet, më pas Demarkacioni, Asociacioni”.


“Nuk e sheh Kosovën në Evropë. Çka duhet të bëjë Kosova, qoftë edhe qeveria tjetër, që Evropa ta marrë nën sqetull. Kemi pritur pas Luftës së Dytë Botërore, kemi pritur vitin 1999, pastaj vitin 2001, ju kemi drejtuar disa herë që të ulemi të bisedojmë. Nuk është marrë parasysh asnjë kërkese e shqiptarëve”, ka thënë  Musliu.

Sipas tij, “nuk është besuar që do të ndodhë Pavarësia e Kosovës dhe ka ndodhur”.

“Edhe bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë, vetëm se duhet vullnet. Duhet të bashkohen kokat që bashkohen tokat”, ka thënë Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori