LAJMI I FUNDIT:

Musliu e quan zhgënjyes fjalimin e sotëm të Metës në Kuvend

Musliu e quan zhgënjyes fjalimin e sotëm të Metës në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur zhgënjyes fjalimin e sotëm të presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës.

Në një postim në Facebook, Musliu derisa ka folur për fjalimin e Metës, ka thënë se është zhgënjyese kur politikanët të ngulfatur në inate personale shfrytëzojnë rastet ceremoniale dhe emocionale për të mbajtur fjalime të kota në vend që të mendonin fort për të përcjellë mesazhe unifikuese.

Meta në Kuvendin e Kosovës: Sa shumë Saranda, Vlora e Vjosa
Lexo po ashtu Meta në Kuvendin e Kosovës: Sa shumë Saranda, Vlora e Vjosa

“Vjosa Osmani as sot nuk mundi ta lë pas vetës urrejtjen patologjike për ata që historisë sonë ia dhanë vulën më të ndritur, kurse homologu i saj nga Shqipëria ia mbajti ison Vjosës kur bëri krahasime historike të cilat shkurt dhe shqip nuk janë të sakta. Ilir Meta i krahasoi dy kryehornjtë tone kombëtar, por nuk i krahasoi dy shpallësit e pavarësisë së vendeve tona. Dhe deshëm apo jo shtrohet pyetja: PSE?”.

“Populli i Kosovës sa here kanë qenë në situate të vështira, forcën dhe motivin e kanë gjetur te Shqipëria. Edhe në të kaluarën, edhe sot dhe edhe përgjithmonë Kosova dhe Shqipëria janë NJË!”, ka shkruar deputetja opozitare.

Pas miratimit të rezolutës kundër Dick Martyt në Kuvendin e Shqipërisë, sipas Musliut, nga Ilir Meta pritej siç ka thënë, nëse jo më shumë, korrektësi.

“Ilir Meta i quajti ‘ushtarët e lirisë’, por asnjëherë nuk tha ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Athua pse?!”.

“Ilir Meta, deshi apo jo duhet ta din se kur tërheq paralele midis Skënderbeut dhe Adem Jasharit, pendanti i Ismail Qmailit është Hashim Thaçi. Kjo e vërtetë nuk ja mohon  dhe as nuk ja shton vlerën askujt. Është thjeshtë një fakt historik”.

“Apo, ndoshta duhet të shndërrohesh në përmendore që politikanët shqiptarë të ta japin hakun?”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori