LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Deklaratat e Thaçit për dhomën e përgjimeve obligojnë Prokurorinë Speciale të veprojë

Musliu: Deklaratat e Thaçit për dhomën e përgjimeve obligojnë Prokurorinë Speciale të veprojë

Deklarata e mbrëmshme e Presidentit Thaçi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini se Kurti, Abazi dhe Sveçla janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK ka ngjallur debate të shumta.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë për RTV Dukagjinin se Presidenti është dashur informatat e tilla t’i dërgojë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, përcjell Telegrafi.


“Ajo që e pamë çfarë deklaroi zoti Thaçi në RTV Dukagjin ishte një shfaqje që nuk do të duhej të ndodhte për shkak se Presidenti do të duhej të ishte shembull se të gjitha ato informacione që posedon se dikush mund të ketë kryer një veprim në kundërshtim me ligjin ti adreson përmes rrugës ligjore dhe institucionale në institucionin e Prokurorisë së Shtetit e në këtë rast në bazë të kompetencave në Prokurorinë Speciale të Kosovës”.

Musliu thotë se nëse dalin të vërteta deklaratat e Thaçit atëherë kemi të bëjmë me shkelje.

“Nëse përmbajtja e këtyre që ka thënë zoti Thaçi na rezulton e vërtet atëherë kemi të bëjmë me shkelje, dhe në këtë rast vetëm me deklarimet e zotit Thaçi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sipas kompetencës obligohet që sipas detyrës zyrtare të fillojë hetimet preliminare për të parë ato pretendime të zotit Thaçi”, tha ndër të tjera Betim Musliu./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori