Në bazë të një studimi që përfshin mbi 3,600 punëtorë në industrinë e teknologjisë ka zbuluar se, Elon Musk është lideri “më frymëzues” për vitin 2019.

Pas shefit të Teslas dhe SpaceX renditen titanët e tjerë të teknologjisë të disa prej kompanive më të mëdha në botë, përfshirë Jeff Bezosin e Amazon dhe Jack Ma i Alibabas.

Në këtë studim, u është kërkuar të anketuarve të rendisin drejtuesit e teknologjisë që ata konsiderojnë si frymëzues, ku Musk doli në krye, përcjell Telegrafi.

Ekzistojnë disa arsye pse Musk u vlerësua si më frymëzuesi. Një nga këto arsye është fakti që ai nuk frikësohet t’i vendos vetes qëllime të mëdha, kurse një arsye tjetër e cilësive frymëzuese të tij është mungesa e hezitimit për të vendosur veten në rrezik.

Gjatë ditëve të para të SpaceX, Musk investoi gjithçka në suksesin e kompanisë hapësinore dhe udhëhoqi Teslan gjatë krizës financiare për ta ndihmuar atë të lundronte në një periudhë të pafalshme që madje as General Motors nuk ishte në gjendje të mbijetonte.

“Arsyeja që fjeta në dysheme nuk ishte se unë doja që rrethanat e mija të ishin qëllimisht më të vështira se kushdo tjetër në kompani. Çfarëdo dhimbjeje që ndjenë ata, unë doja që imja të ishte më e madhe. Kjo është arsyeja pse unë e bëra atë”, kishte thënë Musk.

Në listën prej dhjetë udhëheqësit kryesorë më frymëzues në sektorin e teknologjisë janë Elon Musk nga Tesla dhe SpaceX, Jeff Bezos nga Amazon, Satya Nadella nga Microsoft, Mark Zuckerberg nga Facebook, Jack Ma nga Alibaba, Sheryl Sandberg nga Facebook, Reed Hasting nga Netflix, Susan Wojcicki nga Youtube, Marissa Mayer ish-shefe ekzekutive e Yahoo dhe Anne Wojcicki nga 23andMe. /Telegrafi/