LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj përplaset me Aliun: Propozimi i Murat Jasharit për kryeministër në këtë kohë është i vonshëm

Mushkolaj përplaset me Aliun: Propozimi i Murat Jasharit për kryeministër në këtë kohë është i vonshëm

Analisti Imer Mushkolaj është përplasur në “Debat Plus” në RTV Dukagjini me deputetin e LVV-së, Liburn Aliu për propozimin e këtij të fundit se Murat Jashari do të ishte një kryeministër konsensual.

Mushkolaj ka thënë se propozimi i Vetëvendosjes është shumë i vonshëm pasi qeveria e re është në prag të votimit.

“Ky vendim për mua do të ishte shumë më i pranueshëm nëse do të vinte shumë më herët pasi edhe Vetëvendosje e ka ditur që edhe Gjykata Kushtetuese do të merrte një vendim të tillë. Zakonisht kur bëhen propozime të tilla ato nuk vijnë nga politika. Vet ideja që ky emër ka ardhur nga LVV në këtë situatë të tensionuar e bënë të papranueshëm nga subjektet tjera politik”, ka thënë Imer Mushkolaj.


Nga ana tjetër deputeti Liburn Aliu thotë se Murat Jashari është mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nëse ne do ta propozonim Murat Jasharin si kandidatë të Vetëvendosjes do të dëmtonim atë dhe familjen e tij. Murat Jashari është kandidat mbi subjektet politike. Deri më tani nuk kemi pasur rastin të flasim për qeveri konsensuale”, ka thënë Aliu.

Aliu: Në LVV nuk pati vendim, por kishte një disponim që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual
Lexo po ashtu Aliu: Në LVV nuk pati vendim, por kishte një disponim që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual

Deputeti i LVV-së ka shtuar më tej se Murat Jashari pos që do të ishte garanci karshi Serbisë, është edhe garanci se do ta luftonte korrupsionin.

Mushkolaj ka reaguar përsëri dukë thënë se “është paragjykim të thuash se Murat Jashari do ta luftonte korrupsionin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori