LAJMI I FUNDIT:

”Museum Link 2016” do të lidh muzetë e Maqedonisë në mes vete

”Museum Link 2016” do të lidh muzetë e Maqedonisë në mes vete

Muzetë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë prej tani do të lidhen në mes vete me një rrjetë të fortë ku do të shkëmbehen informata dhe ndihma mes të punësuarve dhe vizitorëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot në fillim nga ora 12 në sallën numër 1 të muzeut të Shkupit do të prezentohet ky projekt para disa institucioneve të muzeut në Maqedoni.


Ky projekt është inicuar nga muzeu i Shkupit dhe deri tani është mbështetur nga Shoqata për mbrojtjen e përmendoreve e kulturës, muzeu i qytetit të Shtipiti, muzeu i rrethinës së Tetovës dhe muze tjera nga qytete the rrethe nëpër Maqedoni./Telegrafi/