LAJMI I FUNDIT:

Muri i Berlinit nga çokollata

Muri i Berlinit nga çokollata

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në shënimin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Për këtë shënim, prodhuesi francez i çokollatës, Patrick Roger, vendosi që të ndërtojë një strukturë të murit, të tërën nga çokollata.

Për ndërtimin e kësaj strukture, Roger importoi një ton çokollatë nga Madagaskari. Muri i Berlinit nga çokollata do të punohet me gjatësi deri në 2.5 metra dhe gjashtë metra gjerësi dhe ajo do të jetë gati për ditën e rënies së murit të Berlinit, me 9 nëntor.


Roger ka theksuar se është evropian dhe se mendon se në Evropë nuk duhet të ketë kufij. Ai mendon se sfida më e madhe në këtë punë mund të jetë transportimi i tetë pjesëve të murit, në njërën prej dyqaneve të çokolatës në Paris, ku do të bashkohen para shënimit të përvjetorit të murit të Berlinit.

Me datën 9 nëntor 2019, në ora 10:30, Roger do ta thyejë këtë strukturë nga çokollata, mirëpo paraprakisht do të ftojë njerëz të interesuar që të marrin copat e çokollatës të cilat bien.

Një mur të tillë nga çokollata, Roger e ndërtoi edhe para njëzet vjetësh në shënimin e 20 vjetori të rënies së murit të Berlinit. Ai po ashtu ka thënë se, mbi të gjitha, qëllimi i këtij projekti është bashkimi i qytetarëve evropian në këtë kur çdo ditë shohim përçarje në mes njerëzish e vendesh. /21Media/