LAJMI I FUNDIT:

Murgeshat kiliane pretendojnë se u abuzuan dhe u detyruan të ‘punojnë si skllave’ për priftin (Foto)

Murgeshat kiliane pretendojnë se u abuzuan dhe u detyruan të ‘punojnë si skllave’ për priftin (Foto)

Një grup i murgeshave që i shërbenin kishës katolike në Kili, pretendojnë se u abuzuan seksualisht dhe u detyruan të ‘punojnë si skllave’ për priftin që mbetet i paemëruar për arsye ligjore. I njëjti dyshohet se i përjashtoi prej konventës, nga frika se mund të zbulohet.

Rastet e 23 shërbyeseve të fesë që vepronin në manastirin e qytetit Molina, janë dëgjuar edhe nga zyrtarët e Vatikanit, që dërguan një grup për të hetuar pretendimet, transmeton Telegrafi.

“Prifti më preku gjoksin dhe më puthi në buzë. Isha e tmerruar. Kjo ngjarje më bëri të çmendem”, ka thënë Yolanda Tondreaux, që dikush shërbente si murgeshë.


Tondreaux që pretendon se u ngacmua nga prifti, derisa ishte murgeshë

Ivo Scapolo, prifti që u dërgua nga Papa Francis në Kili, që të dëgjojë rastet e murgeshave të dëmtuara, ende nuk ka dhënë ndonjë vendim përfundimtar. Megjithatë, prifti është larguar nga detyra, deri në një vendim tjetër.

Tondreaux ka bërë të ditur se ajo e kishte treguar ngjarjen te murgesha kryesore, por është cilësuar si gënjeshtare dhe u detyrua të shkonte për t[u rrëfyer, te i njëjti prift, i cili e abuzoi.

“U pastrova mirë, por nuk më hiqej ndotja që më bëri – një prift. Shumë të murgesha të reja e pësuan prej tij, ndërsa nëna kryesore dinte gjithçka” ka përfunduar murgesha.

Ajo pretendon se shumë murgesha e lëshuan konventën, sepse i prekte në pjesë intime, u hynte në dhomë për t’i parë të zhveshura dhe abuzonte edhe pjesën e vet intime. Gjithnjë sipas saj, nëna kryesore e murgeshave i dinte të gjitha, por nuk intervenonte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori