LAJMI I FUNDIT:

Murati: Vetëvendosje ka dy kërkesa për votimin e buxhetit në lexim të dytë

Murati: Vetëvendosje ka dy kërkesa për votimin e buxhetit në lexim të dytë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rishikimin e buxhetit, tha se VV ka dy kërkesa për votimin e buxhetit në lexim të dytë.

Ai tha se edhe pse Komisioni për legjislacion ka thënë se Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020 nuk bie ndesh me asnjë ligj, VV konsideron se ky Projektligj bie në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe Kushtetutën.


“Si Grup parlamentar kemi dy kërkesa, ndryshimin e nenit 10 të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës që është në kundërthënie me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe Kushtetutën si dhe të rezervohen 80 milionë euro për pagesat e 170 eurove për qytetarët”, tha Murati.

Nis seanca e Kuvendit, në rend dite rishikimi i buxhetit të Kosovës
Lexo po ashtu Nis seanca e Kuvendit, në rend dite rishikimi i buxhetit të Kosovës

“Pa këto dy kërkesa nuk mund as ta konsiderojmë votimin për këtë Projektligj”, tha ai, raporton Telegrafi.

“Është proklamuar se do të jetë buxhet i rimëkëmbjes ekonomike, por kjo nuk është vërejt. Diku mbesin 8 milionë euro për rimëkëmbje, kaq mund të jenë në dispozicion dhe kjo nuk mund të quhet rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.

Sipas tij, Projektligji ka edhe defekte tjera, përveç që nuk ka pako të rimëkëmbjes ekonomike, mungon edhe ndarja nëpër ministri e pakos fiskale emergjente. /Telegrafi/