LAJMI I FUNDIT:

Nis seanca e Kuvendit, në rend dite rishikimi i buxhetit të Kosovës

Nis seanca e Kuvendit, në rend dite rishikimi i buxhetit të Kosovës

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Në këtë seancë u votua për shmangie të procedurës së rregullt, ndërsa shefat e grupeve parlamentare po diskutojnë rreth këtij Projektligji.


Për mungesë të prezencës të kryeministrit Avdullah Hoti, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thëne se është e autorizuara nga Qeveria për këtë procedurë, derisa ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë Projektligjin në lexim të dytë.

“Për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia edhe shëndetësore dhe ekonomike, rishikimin e buxhetit e kemi sjellë në kuvend më datën 19 qershor prej atëherë ka kaluara një kohë e gjatë edhe pse i kuptojnë vështirësitë e organizmit të seancave për shkak të disa rasteve pozitive që ka pasur edhe nga deputetët. Mirëpo qe një kohë është bërë e pamundshme implementimi i masave dhe dala në ndihmë nga e Qeverisë qoftë për sektorin publik, qoftë për sektorin privat andaj, edhe kemi parë të arsyeshme që të thirret kjo seancë e jashtëzakonshme. Meqenëse komisionet funksionale kanë përfunduar krejt punën për rishikim të buxhetit të votohet sot buxheti në lexim të dytë, në mënyrë që të zbatojmë masat e më hershme por edhe programin për rimëkëmbje ekonomike por edhe për investimet ekstra që janë paraparë në sektorin e shëndetësisë”, theksoi Bajrami.

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.

Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.

Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh. /Telegrafi/