LAJMI I FUNDIT:

Murati tregon për pasojat që do të ketë Kosova nëse betonohet çështja e integritetit territorial

Murati tregon për pasojat që do të ketë Kosova nëse betonohet çështja e integritetit territorial

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se shumica e partive politike po thonë se do votojnë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës ku do të përpiqen të betonojnë çështjen e integritetit territorial dhe ruajtjes së kësaj kushtetute, por sipas me këtë betononim do të instalohet asociacioni, i cili i kombinuar me privilegjet juridiko-politike të garantuara me Kushtetutë, shndërrohet në një autonomi politiko-territoriale.

Postimi i Muratit në Facebook:


Shumica e partive politike po thonë se do votojnë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës ku do të përpiqen të betonizojnë çështjen e integritetit territorial dhe ruajtjes së kësaj kushtetute. Çka do të sjell një veprim i tillë i papërgjegjshëm? Çka humb Kosova nëse vazhdohet me këtë qasje jo-vizionare e me këtë status-quo:

– Instalohet asociacioni i cili i kombinuar me privilegjet juridiko-politike të garantuara me kushtetutë shndërrohet në një autonomi politiko-territoriale; – Fuqia bllokuese (kushtetuese) e serbëve në Kuvendin e Kosovës, do të betonizohet;

– Rritje e jofunksionalitetit deri në paralizë të shtetit për shkak të kombinimit të fuqisë së vetos së serbëve për ndryshimet kushtetuese e ligjore dhe asociacionit;

– Pamundësi për ta shtrirë sovranitetin në tërë territorin;

– Kriza të vazhdueshme politike me dhe rreth autonomisë serbe në Kosovë dhe rrjedhimisht pamundësi për t’u marrë me temat jetësore të përditshme sepse përherë në agjendë do të mbeten temat e mëdha;

– Tensione të vazhdueshme etnike në mes të shqiptarëve dhe serbëve që do ta mbajnë artificialisht lartë temperaturën nacionaliste me mundësi të herëpashershme të konflikteve të kontrolluara në veri;

– Degradim i vazhdueshëm i gjendjes së të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe braktisje nga ana e tyre e trojeve të veta;

– Betonim i ndarjes etnike mbi lumin Ibër, dhe betonim i spastrimit etnik të shqiptarëve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës.

– Pamundësi që ndonjëherë të shtrohet çështja e bashkimit me Republikën e Shqipërisë;

– Rrjedhimisht me këtë strukturë kushtetuese dhe asociacionin plus, pas disa vitesh apo dekadash, për shkak të tensioneve të vazhdueshme dhe mosfunksionimit të shtetit, do të ndodhë ndarja, por atëherë do ta kemi Serbinë tek lumi Ibër, dhe gjasat që të shpëtojmë diçka në Kosovën Lindore pothuajse nuk do të ekzistojnë, për shkak të shpërnguljes sistematike që do të ndodhë në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori