Murati thotë se opozita po i mban të bllokuara buxhetet dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po mban peng buxhetin për vitin 2026, buxhetin për tri komuna, e po ashtu edhe buxhetin për RTK-në.
Sipas Muratit, peng i opozitës kanë mbetur edhe disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
"Buxheti për RTK-në; Buxheti për 2025 i Prishtinës, Gjilanit, e Zubin Potokut; Buxheti për vitin 2026;Plani i Rritjes i BE-së; Marrëveshja me Bankën Botërore. Të gjitha këto po mbahen të bllokuara sepse opozita po refuzon me i kriju komisionet parlamentare të përhershme (të cilat nuk varen nga përcaktimi pozitë/opozitë)", ka deklaruar Murati.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































