LAJMI I FUNDIT:

Murati takoi ambasadorin Orlando, flasin për për përkrahjen financiare për sektorët e prekur nga pandemia

Murati takoi ambasadorin Orlando, flasin për për përkrahjen financiare për sektorët e prekur nga pandemia

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19 si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Murati gjatë takimit e njoftoi ambasadorin Orlando për gjendjen e rënduar financiare të krijuar nga pandemia COVID-19, për masat që do të ndërmarrë Qeveria për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar direkt nga vendimi i Qeverisë si dhe për planin e Qeverisë.

Ndërsa ambasadori italian Nicola Orlando falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe theksoi se do ta mbështesin Qeverinë Kurti në arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës si dhe do të vazhdojnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, thuhet në njoftim.


Murati dhe Orlando gjatë takimit u dakorduan që të ketë më shumë bashkëpunim në sferën ekonomike, në forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve, identifikimin e fushave të ndryshme ku mund të bashkëpunojnë së bashku edhe në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. /Telegrafi/