LAJMI I FUNDIT:

Murati: Performanca ekonomike sivjet do të jetë më e mirë se dy dekadat e fundit

Murati: Performanca ekonomike sivjet do të jetë më e mirë se dy dekadat e fundit

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë debatit parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 ka thënë se, sivjet performanca e ekonomisë do të jetë më e mira në dy dekadat e fundit.

Sipas Muratit, kjo do të vjen si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve dhe akumulimi të të ardhurave.


“Qysh në fillim të mandatit e kemi bërë definimit ndërmjet intervenimit emergjent dhe rimëkëmbjes. Pa përfundim të pandemisë apo pa i pasur nën kontroll numrat e infektimeve, nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike”, tha Murati, përcjell Telegrafi.

Ai shton se duhet të bëhet thirrje për konsum të prodhimeve vendore.

“Arsyeja e rënies ekonomike ka pasur me pasigurinë dhe çfarëdo likuiditeti shtesë nuk ka mundur ta rris ekonominë, sepse qytetarët kanë pasur pasiguri. Rruga e vetme për të dal nga kjo gjendje, ka qenë marrja nën kontroll të rritjes së rasteve. Ardhja e mërgatës dhe rritja e shpenzimeve gjatë akullimit të të ardhurave, presim që këtë vit ta kemi performancën më të mirë ekonomike në këto dy dekadat e fundit. Duhet të bëjmë thirrje për konsumim të prodhimit vendor dhe formatizim të ekonomisë”, përfundon ai. /Telegrafi/