LAJMI I FUNDIT:

Murati: Nëse nuk pastrohen listat zgjedhore, shumë e lehtë të votohet “në emër të personave të vdekur”

Murati: Nëse nuk pastrohen listat zgjedhore, shumë e lehtë të votohet “në emër të personave të vdekur”

Artan Murati nga KDI ka treguar për problemet që mund të sjellë mospastrimi i listave zgjedhore nga të vdekurit.

Murati në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se është interes i akterëve ndërkombëtarë vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi.


Ai ka thënë se mesazhet e deputetëve gjermanë që po qëndrojnë në Kosovë nuk duhet të injorohen.

“Pavarësisht kush vjen në pushtet në Kosovë, qëndrimi gjerman është i palëkundur. Këto janë thjesht disa mesazhe që duhet edhe t’u shërbejnë subjekteve politike edhe për llogaritë e tyre sa i përket integritetit të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesi i KDI thotë se sa u përket vizave Gjermania është vetëm njëri nga shtetet e BE-së dhe u bë e qartë edhe sot se vendimi për liberalizim është në dorën e secilit shtet veç e veç.

Mospastrimi i listave zgjedhore nga personat që nuk jetojnë më sipas përfaqësuesit të KDI-së, krijon hapësira për manipulime në ditën e zgjedhjeve.

“E kemi me ligj që nëse një familjar i yni ndërron jetë duhet të paraqitemi në gjendjen civile për të marrë certifikatën e vdekjes… KQZ-ja i referohet atij regjistri të përgjithshëm për të nxjerrë listat zgjedhore. Pa u pastruar si duhet ky regjistër, edhe KQZ-ja e ka vështirë të ketë këto informata të dorës së parë”.

Ai thotë se secili institucion duhet të bëjë përpjekje për pastrimin e listave zgjedhore për të evituar keqpërdorimet në zgjedhje.

“Mospatrimi i listave e krijon mundësinë e parë që ditën e zgjedhjeve të ketë keqpërdorime, sepse është shumë lehtë që me një nënshkrim në listën e votuesve të votohet për personat e vdekur”, tha ndër të tjera Artan Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori