Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të.

Golat për skuadrën llapjanase i ka shënuar sulmuesi anësor Edon Sadriu.


Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas humbjes ndaj Llapit ka thënë se skuadra e tij e nisi lojën me nervozizëm dhe kjo i kushtoi.

160210449 832940873958597 6135698570427529944 n 1

“Kemi luajtur me nervozizëm por nuk kemi luajtur mirë. Na ka munguar edhe Razak që është i rëndësishëm për ne”.

“Kishim probleme me pasimin e fundit, tentuam por pësuam humbjen e parë nuk është tragjike. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të bëjmë paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Munishi. /Telegrafi/

telegrafi sport app